Futboll Sport

ZYRTARE/ Vendim surprizë! Ish-tekniku i Interit shkarkohet nga detyra e trajnerit te skuadra e…

Andrea Stramaçoni nuk do të jetë më trajner i Al-Garafës në Katar!

Ish-tekniku i Interit është shkarkuar nga detyra e trajnerit në një vendim surprizë të klubit pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Katari me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter” duke falënderuar italianin për punën e përshkuar deri tani.

Vendin e 46-vjeçarit italian do ta zërë portugezi, Pedro Martins, i cili vjen pas eksperiencës te grekët e Olimpiakosit.

Stramaçoni u emërua në krye të ekipit të Al-Garafës më 2 korrik të 2021 dhe në 51 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, fitoi 21, barazoi 11 dhe humbi 19.

Related posts

PËRBALLJA EURO 2020/ Kosova me tifozë specialë në Angli, ja kush i viziton “Dardanët” (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUSI/ Moratti: Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

F.autor

Çmendet Juventus, 70 mln euro + Rugani për 23-vjeçarin ballkanas

Sadik.Autor

Leave a Comment