Futboll Sport

BOMBA NGA SPANJA/ “Dridhet” pankina e Alegrit, Juventusi i ofron 10 milionë euro në sezon ish-trajnerit të Barcelonës

Masimiliano Alegrin duket se nuk mund ta shpëtojë as një fitore e titullit kampion sivjet nga shkarkimi në fund të sezonit.

Për këtë janë të sigurt në Spanjë, me “El Chiringuito”, që garanton se presidentit Andrea Anjeli i ka djegur shumë skualifikimi i parakohshëm nga Liga e Kampioneve, i cili ka sjellë një gropë prej të paktën 30 milionë eurosh, që Juventusi mund t’i arkëtojë ndoshta vetëm në rast se fiton Ligën e Europës.

Gjithsesi, fati i “Kontit Maks” duket i shënuar dhe nëse Antonio Konte dhe Xhanpiero Gasperini janë dy emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e bardhezinjve nga sezoni i ardhshëm, nga Spanja theksojnë se në Torino ndoshta po binden dita ditës që të snobojnë edhe këto dy pista dhe të provojnë një trajner të huaj.

Fundja, një person që vjen nga jashtë Italisë mund të sjellë një tjetër frymë, e cila bashkuar me atë italiane mund të jenë një miksim perfekt, mbi të gjitha për të parë një Juve të denjë në Europë.

Dhe emri që “El Chiringuito” garanton se ka nisur të ndiqet, madje janë hapur edhe bisedimet e para mes palëve, është ai i Luis Enrikës.

Trajneri i kombëtares së Spanjës ka shtyrë disa herë ofertën për rinovim, e fundit deri në Europianin 2024.

Ideja e ishmesfushorit katalanas, që në Serinë A stërviti për një sezon edhe Romën (2011-2012), është ajo që të rikthehet të punojë përditë dhe sigurisht që Juventusi do të ishte një ofertë jo pak tunduese.

Madje, për ta bërë gati të parezistueshëm, burimi në fjalë flet për një rrogë prej 10 milionë eurosh neto në sezon, të cilat Andrea Anjeli ia ka garantuar Luis Enrikes, me të cilin mund të ketë edhe një takim kokë më kokë, pas aventurës së “Furisë së kuqe” në Botërorin e Katarit.

Te Juvja ndoshta ka ardhur ora që të fryjë një erë europiane, duke qenë se ajo italiania ka kohë që nuk po jep efektin që të gjithë tifozët presin në Champions.

Related posts

KUR TË URON EDHE “ARMIKU”/ Quagliarella: Më kapin të dridhurat me emrin e lojtarit…

Delo.autor

“NUK FUTEMI NË FUSHË TË DORËZUAR NDAJ BASELIT”/ Trajneri Daja: Pas ndeshjes do diskutojmë të ardhmen

Delo.autor

ZYRTARE/ Erald Çinari i jep lamtumirën Vllaznisë, drejt Spanjës nëpërmjet Kroacisë sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

Leave a Comment