Futboll Sport

E KONFIRMON EKSPERTI I MERKATOS/ Çelsi vendos përfundimisht për të ardhmen e Armando Brojës

Armando Broja do të vijojë të jetë pjesë e Çelsit edhe në muajin janar, të paktën kështu raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Klubi londinez beson shumë te aftësitë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, i cili sa herë është thirrur ka bërë paraqitje dinjitoze.

Fabricio Romano i hedh poshtë zërat e një kalimi të mundshëm të Brojës te ekipet më prestigjoze, ku së fundmi ka dalë në skenë emri i Milanit, me kampionët aktualë të Italisë që e pëlqejnë së tepërmi futbollistin e Shqipërisë.

Në 11 ndeshje në Premier Ligë me fanellën e Çelsit, Armando Broja ka shënuar në total 1 gol, duke mos dhuruar dot asnjë asist.

Related posts

“TEK “UJQËRIT E DËBORËS” NDIHEM MIRË”/ Rrëfehet mesfushori Taipi: Ndaj Tiranës luajmë për…

Delo.autor

BETEJA PËR TITULLAR/ Reina: Te shohim cili do të jetë…

Isa.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllen pjesët e para, njihuni me rezultatet e të gjitha sfidave (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment