Futboll Sport

“TREMBET” MILANI/ Ylli i kuqezinjve që po shkëlqen në Botëror kërkohet nga Mançester Siti

Teo Hernadez po merr jithmonë e më shumë territor në përfaqësuesen e “Gjelave” pas çdo ndeshjeje, ku janë pikërisht aftësitë e tij, të cilat po i japin ritëm manovrës sulmuese te kampionët e botës.

Situata në fjalë nuk ka kaluar pa zhurmë as në Mançester, aty ku Pep Guardiola po kërkon me ngulm nënshkrim me anësorin milanist.

Teo është rrëfyer qartë se Milani është shtëpia e tij dhe nuk do të dëshironte ndryshimin e ambientit.

 

 

Gjithsesi, lufta për ish-lojtarin e Real Madridit ka pista të ndryshme, të cilat mund të tregohen më të shkathëta për të rrëmbyer shërbimet e 25-vjeçarit transalpin.

Paris SG e ka shprehur hapur dëshirën e saj për ta pasur në gjirin e vet Teon, pavarësisht se përgjigjja e tij ka qenë kategorike.

Italianët e projektojnë anësorin si lojtarin kyç, por lëvizjet e menaxherit të tij krijojnë akoma më shumë konfuzitet, pasi ai ka filluar negociata me të dyja palët. Duhet të presim për të kuptuar se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i “Gjelit”.

Related posts

Samuel Umtiti: Barcelona duhet të më flakë jashtë dere, që të largohem…

Sadik.Autor

Flamurtarit s’i ndahen problemet, Duros tani duhet t’i dhembë koka

Sadik.Autor

NDODH EDHE KJO/ Blerja e re e EVERTONIT prezantohet me sloganin e LIVERPOOLIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment