Futboll Sport

“E DINIM QË ISHTE NDESHJE E VËSHTIRË”/ “Heroi” Muriqi pas fitores së Majorkës: Në planin personal jam shumë i lumtur

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi shkëlqeu në ndeshjen kundër Pontevedrës të vlefshme për Kupën e Mbretit. Ai hyri në lojë në minutën e 82′ dhe falë tij Majorka u kualifikua në fazën e 1/16-ave.

Muriqi shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren 2-0 të ekipit. Pas fitores ai u shpreh se ndjehej shumë i lumtur.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, në një fushë shumë të vështirë dhe me bar shumë të keq. Në planin personal jam shumë i lumtur”, ka thënë Muriqi.

Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar një herë në 13 ndeshje në La Liga, ndërsa në dy ndeshje të Kupës ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.

Muriqi po kalon formë të mirë në Spanjë, ndërsa shumë skuadra evropiane duan transferimin e tij në janar.

Related posts

TRANSFERIMI I SHTATË/ INTERI prezanton blerjen e re, por ka një MISTER…

Isa.Autor

LUFTOJNË PËR TITULL/ Feyenoordi merr një fitore me GOLEADË në fushën e Herenveenit

Isa.Autor

OLIMPIADA DREJT SHTYRJES PREJ KORONAVIRUSIT/ Bach: Në qershor vendimi

Delo.autor

Leave a Comment