Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Laçit, sfida Laçi-Egnatia, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Takimi i parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe të dyja skuadrat do të duan me çdo kusht fitoren për t’u kualifikuar për në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
LIVE | LAÇI 3-2 EGNATIA (pas penalltive)
KOMENTI LIVE –
Penalltia e pestë
Deliu shënon
Krasniqi shënon
Penalltia e katërt
Mazrekaj gabon
Magani gabon
Penalltia e tretë
Velkovski gabon
Xhekson gabon
Penalltia e dytë
Ujka shënon
Krivanjeva shënon
Penalltia e parë
Guindo realizon
Lila gabon
Penalltitë
120+ Mbyllet koha shtesë, tani gjithçka mbetet tek penalltitë
121’ Largohet Allmuça për Egnatian, në vendin e tij futet Daka
117’ Guindo dhe Van Dei nuk merren veshë me njëri-tjetrin, duke humbur kështu një rast të pastër për gol
114’ Shehu i lë vendin Spahiut në radhët e Laçit
113’ Filip Duranski nuk mund të vazhdojë më tej, në vendin e tij futet Ildian Shyti
112’ Deliu kërkon të gjejë Shehun, por ky i fundit e ka të pamundur ta arrijë atë top
111′ Deliu provon të surprizojë, por tentativa e tij ishte e dobët
110′ Mazrekaj fiton një goditje këndi
109′ Një tjetër goditje me kokë e Guindos që përfundon jashtë porte
107′ Goditje dënimi për Egnatian, pas një ndërhyrje të Guindos
Starton shtesa e dytë
Mbyllet shtesa e parë me portat e paprekura
102’ Laçi shumë pranë golit me Guindo, por tentativa e 5tij me kokë përfundon sipër traut të portës
101’ I pari pozicion i parregullt i sfidës vjen nga ana e ekipit të Laçit
92′ Rrogozhinasit e nisin furishëm teksa Gëzim Krasniqi godet topin me kokë, por topi ka përfunduar jashtë.
91′ Egnatia kryen zëvendësim ku largohet Ilirid Ademi dhe në vendin e tij futet Bledar Lila.
91′ Nis pjesa e parë e shtesës 30 minutëshe!
MBYLLET KOHA E RREGULLT! (DO TË KETË SHTESË 30 MINUTËSHE)
90′ Arbitri i katërt, Kridens Meta ka akorduar 4 minuta shtesë!
84′ Tjetër tentativë për kurbinasit, teksa Roganoviç provon portën, por topi shkon pranë traversës.
78′ Laçi kryen një tjetër zëvendësim ku largohet Zulfiu për Harmon Van Dejv.
76′ E pëson Egnatia, Majkëll Agbekpornu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pasi pak çaste më parë ishte i dëmtuar dhe duhej të largohej jashtë arbitri kryesor Orlando Kuka nis lojën, por sheh Agbekpornun afër tij dhe e ndëshkon me karton të kuq pasi nuk kishte marrë sinjalizimin e tij për tu futur në fushën e blertë.
75′ Mentor Mazrekaj tenton të befasojë rrogozhinasit me një goditje në afërsi të zonës së rreptësisë dhe topi përfundon shumë larg portës së mbrojtur nga Bruno Puja.
73′ Nga njëra anë në tjetrën Laçi nuk shfrytëzon si duhet aksionin dhe humbet topin dhe Egnatia përfiton nga një zbritje e shpejtë, por pa mundur ta konkretizojnë në portë.
70′ Laçi kryen lëvizjen e parë, ku do të aktivizohet Serxho Ujka në vendin e Klinti Qatos.
65′ Egnatia kryen dy zëvendësime largohet Pedro Augusto dhe Imeri për t’i bërë vend Artur Maganit dhe Skerdilajd Levendit.
61′ Allmuça ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në dëm të kundështarit.
59′ Kurbinasit i afrohen golit me Ardit Deliun teksa me një gjysmë-roveshatë tenton supergolin, por është sërish Bruno Puja që i thotë “JO” golit.
57′ Julian Shehu ndëshkohet me karton të verdhë.
53′ Laçi rimerr në kontroll lojën ku kishte dy raste të pastra me Saliu Guindo dhe Klinti Qaton, por topi nuk shkoi në rrjetë në të dyja rastet.
48′ Egnatia lëshon “sinjalin” e parë të 45 minutave të dyta teksa Ilirid Ademi godet portën, por topi shkon larg kuadradit.
46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë të fraksioni të dytë të lojës e shkelmon skuadra e Laçit.
PËRFUNDON PJESA E PARË!
44′ Laçi përsëri rrezikshëm ku sërish Bruno Puja bën heroin ku pret silurën e Klinti Qatos dhe portieri i Egnatias e dërgon topin në goditje këndi.
35′ E pabesueshme çfarë ka humbur Laçi, teksa është krijuar iluzioni i golit, Zulfiu godet portën dhe topi përfundon fare pranë shtyllës.25′ Agbekpornu është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë.
22′ Humbja e topit nga ana e mbrojtjes rrogozhinase për pak sa nuk e katranosën, pasi Mazrekaj fiton topin dhe godet menjëherë në trekëndësh, por ishte Bruno Puja i cili ka fluturuar dhe ka grushtuar gjithçka.
19′ Shans i volitshëm për të kërcënuar Laçin, Ilirid Ademi për pak sa nuk ishte i rrezikshëm përpara portës, por Deliu mbyll gjithçka.
14′ Ardit Deliu godet fluturimthi në afërsi të zonës dhe topi përfundon shumë lart portës së mbrojtur nga Bruno Puja.
10′ Pedro Augusto shërbehet mjaft mirë pas një harkimi vertikalisht në zonë, por sulmuesi brazilian humbet ekuilibrin.
5′ Dueli nis me sulm nga të dyja skuadrat, por pa mundur dot që të jenë të rrezikshme.
1′ Starton sfida!
