Futboll Sport

PAMJET/ Kërkon të fshihet pas debutimit të djalit, Bekham largohet mes ferrave

Dejvid Bekham ka bërë një largim të çuditshëm nga gardhi i stadiumit pasi ndoqi për herë të parë të birin Romeo në debutimin me skuadrën e dytë të Brentfordit mbrëmjen e së martës.

Djali i mesëm i legjendës së futbollit anglez firmosi një kontratë huazimi me londinezët nga skuadra nën pronësi të babait të tij, Inter Majemi II, javën e shkuar, duke surprizuar shumë vetë. 20-vjeçari debutoi me rezervat e Brentfordit kundër amatorëve të Erith dhe Belvedere.

Dhe në stadium nuk mungoi as babai i tij, i cili u pa i veshur me një xhaketë kundër shiut. Por i bezdisur nga kërkesat e tifozëve përreth të cilët i kërkonin foto dhe autografe, 47-vjeçari zgjodhi mënyrën më të thjeshtë për t’i shmangur ata në fund të ndeshjes, duke kërcyer mbi tribunë dhe më pas kapërcyer gardhin dhe larguar përmes ferrave nga stadiumi “Park View Road”.

Related posts

PARA HEDHJES SË SHORTIT/ Si u parashikua ndarja e grupeve të Champions (FOTO)

Delo.autor

E TRISHTË/ “The Undertaker” Sinistra ndahet nga jeta: kishte refuzuar shtrimin në spital

Delo.autor

TJETËR ARGJENTINAS NË MBROJTJE TË MESSIT/ Iku koha e Maradonës, “pleshti” është…

Isa.Autor

Leave a Comment