Futboll Sport

AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Reagon Dani Alvesh: Thjesht kam kërcyer, s’kam cënuar hapësirën e askujt

Mbrojtësi i djathtë brazilian Dani Alvesh është akuzuar për ngacmim seksual në Barcelonë dhe është nën hetim nga policia në qytetin katalanas.

“Një vajzë ka referuar në polici se 39-vjeçari i ka futur duart në mbathje, vajza në fjalë ka njoftuar miqtë e saj, më pas kanë ardhur rojet e diskotekës, me këta të fundit që kanë njoftuar policinë, por Dani Alvesh ishte larguar nga diskoteka”, lexohet në raportin e publikuar nga mediat.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë ish futbollisti i Barcelonës: “Dua të përgënjeshtroj gjithçka. Po, kam qenë në atë diskotekë, me persona të tjerë, duke u argëtuar. Kush me njeh e di se kam shumë qejf të kërcej. Jam argëtuar, kam kërcyer, por pa cënuar hapësirën e askujt. Nuk e di se kush është kjo zonjë. Jo, nuk kam bërë atë që ajo pretendon. Kjo deklaratë më bën të ndihem keq, i bën keq edhe njerëzve të mi”, deklaroi Alvesh.

Related posts

E BUJSHME/ U përfol për largimin nga Manchester Untied, Ronaldo ka 5 opsione ku mund të zgjedhë

Delo.autor

Mourinho: Te Porto lojtarët fshihnin ushqimin. Kur e zbulova…

Delo.autor

DEBUTIMI ME PSG/ Buffon befason me numrin e zgjedhur kundër Bayernit

Isa.Autor

Leave a Comment