Futboll Sport

REFUZOI PORTUGALINË/ Në Romë të bindur, Mou vendos të ardhmen në qershor

Në kryeqytet, pjesa verdhekuqe, është e bindur për të ardhmen, të paktën kur bëhet fjalë për trajnerin. Presidenti Friedkin dëshiron me çdo kusht të vijojë bashkëpunimin me tekniku portugez i cili këtë periudhë refuzoi disa oferta, mbi të gjitha refuzoi stolin e përfaqësueses luzitane duke i premtuar besnikëri Romës.

Sipas Corriere dello Sport, palët, Mourinho dhe presidenti, janë në kontakt të vazhdueshëm ndërmjet tyre, me bosin e klubit që i ka shprehur në më shumë se një herë dëshirën për të zgjatur bashkëpunimin, kontrata aktuale skadon në 2024.

Mourinho
Gjithnjë sipas të përditshmes italiane nuk do të jetë e vështirë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët, por vetëm në përfundim të këtij sezoni. “Speciali” kërkon siguri, kërkon përforcime cilësore për të qenë konkurrues në Serie A dhe Evropë.

Related posts

LUAN NË SKOCI/ Florian Kamberi tregon si zgjodhi Shqipërinë

Delo.autor

“AI ËSHTË SHOKU IM, KA QENË KAPITENI…”/ Buffon flet mbi zgjedhjen e Contes: Ai duhet të vlerësohet nga tifozët pasi…

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Harrohet nga mbrojtja e Inter-it, McKennie ndëshkon Kampionët e Serie A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment