Futboll Sport

DEL VIDEO/ Koço Kokëdhima dhe stafi i Apolonisë futen në dhomat e gjyqtarëve pas barazimit në minutën e fundit

Apolonia u ndal në një barazim 1-1 sot përballë Korabit në shtëpi për javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Fierakët ishin shumë pranë marrjes së tre pikëve por një gol i dibranëve në sekondën e fundit të takimit bëri që të humbasin dy pikë të arta.

Pikërisht ky gol ka sjellë edhe irritimin e madh të vendasve teksa në fund të ndeshjes, stafi i Apolonisë me në krye presidentin Koço Kokëdhima, janë futur në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve të takimit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të larguar drejtuesit dhe për të mbrojtur arbitrat.

Newsport.al ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive të ngjarjes skandaloze në stadiumin “Loni Papuçiu” me presidentin fierak që thyen kështu një nga rregullat kryesor të disiplinës. /newssport

VIDEO

Related posts

DOLI NË MBËSHTETJE TË PALESTINËS/ Futbollisti bëhet “mollë sherri” midis Arsenalit dhe sponsorëve. Reagon klubi

Delo.autor

LAJM I HIDHUR për Liverpool/ Mbrojtësi do të qëndrojë 6 javë larg fushave

Isa.Autor

Manchester United shfaq interes për mbrojtësin e Sevillas

Sadik.Autor

Leave a Comment