Futboll Sport

DILEMA RRETH LUKAKUT/ Inter e dëshiron, por me skonto. Marotta ka dhe një plan B

Romelu Lukaku mbetet një çështje e hapur në shtëpinë zikaltër, drejtuesit e klubit nuk janë ende të qartë se çfarë do të bëjnë me sulmuesin belg, në një kohë kur Lukaku nuk ofron garanci.

E sigurt është se kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e tij ligjorë ku ia kanë bërë të qartë se nëse do të aktivizojnë të drejtën për të shtyrë rinovimin me një tjetër vit këtë do ta bëjnë me skonto, nuk dëshirojnë të paguajnë 12 milionë euro të tjera për huazimin e tij.

Inter Lukaku

Drejtuesit e Inter shpresojnë që të kenë një ide më të qartë pasi sfidës dyshe me Porto-n në Champions, ku shpresojnë që Lukaku të jap sinjale pozitive.

 

 

Në të njëjtën kohë, në pritje të përgjigjeve nga ana e Lukakut, Marotta dhe stafi i tij po studiojnë tregun në kërkim të një okazioni, një i tillë është Roberto Firmino, në skadencë kontrate me Liverpool. Braziliani është një profil që pëlqehet nga stafi i Inter, por gjithçka varet nga Lukaku.

Related posts

ZYRTARE/ Premier League qetëson tifozët: Nuk e ndalojmë sezonin, pavarësisht Covid-19

Delo.autor

E DONIN TË GJITHË/ PSG siguron mesfushorin e TALENTUAR HOLANDEZ për shifren e…

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT TË TURPSHËM/ Ja çfarë bëjnë 50 mijë tifozë të Interit në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment