Futboll

“Macja e Besiktas-Bayern ka më shumë ndeshje në Champions se Icardi”! Ja çfarë bën Maxi Lopez

Antipatia mes Mauro Icardi dhe Maxi Lopez qëndron në fije të perit, apo më saktë, në pëlqimet e Instagram. Ish-bashkëshorit i Wanda Nara, sot te Udinese, ka thumbuar kapitenin e Inter me një “like” ndaj batutës së publikuar në Instagram: “Macja që ka pushtuar fushën në ndeshjen Besiktas-Bayern Munich, ka regjistruar më shumë prezenca në Champions League, se Icardi”. Një batutë kjo që ka ngjallur menjëherë pëlqimin e Maxi Lopez, i cili, i zbarkuar prej vetëm pak kohësh në Instagram, i ka bërë menjëherë “like” fotos dhe diçiturës së publikuar.

674ccecb-487e-422c-a5ad-b1bdb655352f

Besiktas është duke u hetuar nga UEFA pasi një mace përshkoi të gjithë fushën e futbollit gjatë ndeshjes ndaj Bayern Munich, e vlefshme për takimin e dytë të të tetave të Champions League. Arbitri anglez, Michael Oliver ndali lojën në pjesën e dytë në “Vodafone Park”, deri sa macja të largohej nga fusha. Akuza e saktë është “organizim i paplotë”, ndërkohë që klubi turk u akuzua gjithashtu për “hedhje të objekteve dhe bllokimin e shkallëve”. Çështja do të shqyrtohet nga trupa disiplinore e UEFA-s në 31 maj. Bayern fitoi 3-1 në Turqi, për tu kualifikuar për në çerekfinale, me një fitore akumulative në shifrat 8-1, ndërsa tifozët e klubit gjerman, vlerësuan macen si futbollistin më të mirë të ndeshjes.

Related posts

KASTRIOTI-TIRANA/ Pas 14 minutash lojë, Nunjesh ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

E kryer/ Mascherano ‘ndahet’ nga Barcelona, arrin marrëveshje me klubin Kinez

Q.Autor

Schalke: Goretzka duhet të vendosë tani për të ardhmen

Q.Autor

Leave a Comment