Futboll Sport

EKSOD TEK ARSENALI/ Rrezikon të largohet edhe Granit Xhaka

Arsenali po përgatitet për të bërë një revolucion në merkaton e verës. Sipas “The Times”, “Topçinjtë” po përgatiten për të bërë katër blerje, ndërsa numri i lojtarëve që mund të largohen nga “Emirates” mbërrin në 6.

Kryesuesit e Premier Ligës janë +5 pikë nga vendi i dytë i Mançester Sitit dhe po bëjnë një sezon fantastik. Ata janë në garë për të fituar titullin në 13 javët e mbetura, ndërsa pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm thuajse e kanë të garantuar. Me rikthimin në Ligën e Kampioneve, shtohet edhe buxheti në dispozicion të Artetës për merkaton. Tekniku spanjoll dëshiron të afrojë dy mesfushorë, një sulmues krahu dhe një mbrojtës të majtë. Deklan Rajs dhe Moises Kaisedo janë dy emrat që janë në fokusin e Arsenalit. Ata mbeten optimistë se do të mposhtin konkurrencën e Çelsit për kapitenin e Uest Hemit, kartoni i të cilit vlerësohet te 80 milionë paundët. Por ata do të rikthejnë interesin edhe për yllin e Brajtonit, Kaisedo. Emra të tjerë të përfolur janë sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen, mesfushori i Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç, mbrojtësi i Vajadolidit, Ivan Fresneda dhe ai i Interit, Denzel Dumfris.

Por nga “Emirates” pritet edhe një eksod i vërtetë në fund të sezonit: një emër në krye të listës pritet të jetë mbrojtësi i majtë, Kieran Tirnej. Pas transferimit të Zinçenkos, mbrojtësi skocez ka bërë vetëm 4 prezenca në Premier Ligë këtë sezon. Dy shitje të mundshme janë edhe ato të Albert Sambi Lokongës dhe Nuno Tavareshit, të cilët janë të huazuar respektivisht te Kristal Palasi dhe Marseja. Folarin Balogun, i cili është duke shkëlqyer te Reims, pritet gjithashtu të largohet. Arteta duhet të marrë edhe një vendim për Emil Smith-Rou, i cili ka luajtur pak më shumë se 100 minuta këtë sezon për shkak dëmtimi. Dhe në fund përmendet edhe emri i Granit Xhakës, si një kandidat surprizë për t’u larguar në rast se nuk zgjidhet situata e tij kontraktuale. Kapiteni i Zvicrës mund të largohet me parametër zero në verën e vitit 2024 dhe mund të ikë nëse Rajs dhe Kaisedo i bashkohen Tomas Partejt dhe Zhorzhinjos si alternativa të Arsenalit në qendër të fushës.

NBDNBDD

Related posts

“POGBA KËRKOI TË LARGOHEJ NGA DJAJTË E KUQ PËR SHKAK TË…”/ Zbulon prapaskenën vëllai i mesfushorit francez

Delo.autor

EURO 2020/ Sensi e prish mbrëmjen e tij, njeriu i rekordeve ndëshkon Italinë (VIDEO)

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Priti penallti, portieri i Kombëtares merr vlerësimin e rëndësishëm në Turqi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment