Futboll Sport

“EMOCION I JASHTËZAKONSHËM”/ “Ringjallet” Kumbulla, buzëqeshin Mou dhe Sylvinho

Më në fund, Jose Mourinho vendos t’i besojë disa minuta Marash Kumbullës, edhe pse përballë Real Sociedad e kishte vlerësuar si qendërmbrojtësin e katërt. Futbollisti kuqezi u hodh në fushë në minutën e 46-të pasi rezultati ishte 1-0 në favor të Romës, me golin e shënuar nga El Shaarawy në minutën e 13-të.

Kumbulla nuk gaboi thuajse në asnjë detaj, ndërsa në minutën e 87-të me kokë realizoi golin e dytë për verdhekuqtë duke i dhënë një bonus shumë të madh për ndeshjen e kthimit. Së bashku me El Shaarawy, Kumbulla ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes, nota

 

“Ky gol për mua më jenjë emocion të jashtëzakonshëm, ka qenë gjithnjë objektivi im të shënoja poshtë Curva Sud. Ky gol ka një shije ndryshe, duke parë që kemi edhe ndeshjen e kthimit. Unë kam punuar gjithnjë në maksimum në stërvitje. Përpiqem gjithnjë të jap më të mirë dhe jam i lumtur”, u shpreh Marash Kumbulla pas ndeshjes.

 

 

Kumbulla

Rikthimi i Kumbullës në këtë version është pa diskutim një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho.

Related posts

Montella: Në dhjetë vitet e fundit Sevilla ka fituar më shumë se Milan

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ylli Mbappe vendos të largohet në verë dhe të transferohet tek klubi i madh…

Delo.autor

PAS INAGURIMIT TË HOTELIT TË RI NË MADRID/ Ronaldo zbarkon në Manhatan: Çfarë date magjike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment