Futboll Sport

PAMJET/ 5 fitore larg, Napoli pranë mrekullisë. Pioli-Maldini në dyshim, mediat zbulojnë “vijën e kuqe”

Napoli vijon i qetë marshimin drejtë titullit në Serie A. Ekipi i Spallettit kaloi pa shumë vështirësi edhe Torinon në transfertë duke fituar me rezultatin e thellë 0-4, një ndeshje ku shkëlqeu sërish dyshja Osimhen-Kvaratskhelia. Sulmuesi nigerian realizoi një “dopietë” duke shkuar në kuotën e 21 finalizimeve këtë sezon, është ai golashënuesi më i mirë në Itali.

Falë këtij suksesi, Napoli e dërgon në plus 19 diferencën me vendin e dytë, i mjaftojnë 5 fitore për të siguruar matematikisht titullin kampion.

Corriere

Fitorja e Napoli ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

 

 

Një humbje të rëndë pësoi këtë javë Milan, me kuqezinjtë që u mposhtën në transfertë 3-1 përballë Udineses. Lajmi i vetëm pozitiv ishte goli i shënuar nga Zlatan Ibrahimovic, është ai lojtari më i vjetër që realizon gol në Serie A.

Humbja e pësuar ka bërë që në shtëpinë e Milanit të ngrihen dyshime në lidhje me të ardhmen e trajnerit Piolit dhe Paulo Maldinit.

La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, pa Champions, Pioli dhe Maldini janë në dyshim për sezonin e ri, ndërsa Leao vijon të jetë një çështje shqetësuese.

Related posts

Merkato te Juve, Marotta zbardh situatën për Allegri dhe Alex Sandro

Q.Autor

Ka nxitim prej Botërorit, ja merkatoja e pritshme në “top 4” ligat europiane

Sadik.Autor

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ “Vendasit” dyfishon shifrat, shënon Godin

Delo.autor

Leave a Comment