Futboll Sport

LARGOHET RUDI GARCIA/ Al Nassr ofron 100 milionë euro për Mourinho, portugezi nuk kthen përgjigje

Rudi García nuk do të jetë më trajner i Al Nassr. Francezi larguar për shkak të problemeve sportive të ekipit dhe, veçanërisht, marrëdhënieve të tij të këqija në dhomën e zhveshjes. García nuk i ka përmbushur as pritshmëritë e vendosura në projektin ambicioz të klubit arab.

Me shtatë ndeshje deri në fund, Al Nassr është i dyti në renditje, tri pikë pas Al Ittihad, me të cilin humbën së fundmi. Ish-trajneri i Romës zbarkoi në Arabi verën e kaluar, teksa më pas iu bashkua edhe Cristiano Ronaldo. Për ironi të fatit, një tjetër trajner i Romës mund të marrë drejtimin e Al Nassr.

Fjala është për Jose Mourinho. Gazeta spanjolle “AS” shkruan se oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin portugez është 100 milionë euro për dy sezone. Nëse do të pranojë, pa dyshim që do të bëhej trajneri më i paguar në botë.

Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë momente është se Mourinho është në fazën e fundit të sezonit me Romën dhe nuk dëshiron ta lërë në baltë ekipin, që luan për një vend në Champions në Serinë A dhe është në çerekfinale të Europa League.

Related posts

PAS 9 DITËSH NGA TËRMETI TRAGJIK/ Rumani i bëjnë thirrje klubeve të ndihmojnë Shqipërinë… (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Juventus i cakton të ardhmen, sulmuesi Vrioni huazohet tek skuadra e…

Delo.autor

ROMA DHE LAZIO DËSHTOJNË/ De Ketelaere “ngjallet” me Atalanta

F.autor

Leave a Comment