Futboll Sport

PSE U SHKARKUA NAGELSMANN? Në 7 ditë “avullojnë” dy objektiva

Dikush në Mynih shtron një pyetje, përse u shkarkuar Julian Nagelsmann? Brenda një jave të vetme zëvendësuesi i tij, Thomas Tuchel u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, nga një skuadër si Freiburg, ndërsa është me një këmbë jashtë Champions League pas humbjes së rëndë 3-0 përballë Man.City.

Ironia e fatit është se kjo ishte humbja e parë e Bayern në këtë edicion të Champions, ndërkohë që me Nagelsmann kishin marrë 8 fitore në 8 ndeshje. Kjo është humbja më e rëndë e Bayern në Champions që nga viti 2017, edhe në atë kohë, Bayern humbiste 3-0 kundër PSG, në krye të ekipit ishte Carlo Ancelotti.

Nagelsmann Tuchel

Tuchel u mor nga Bayern pasi drejtuesit e klubit kishin frikë se mos rrezikon “tripletën”, objektivin e tyre kryesore, por në vetëm tre ndeshje, Tuchel i hoqi nga duart dy objektiva, Kupën dhe Champions., gjithnjë nëse në këtë të fundit nuk ndodh ndonjë mrekulli në ndeshjen e kthimit.

Related posts

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E HOLANDËS/ Ajax luan “tenis” dhe e mbyll vitin në krye i vetëm

Delo.autor

NUK KISHTE VË RRIPIN E SIGURIMIT/ Shikoni si kampioni i botës përfshihet në një aksident të frikshëm (VIDEO)

Delo.autor

Spalleti miqësore me të “shkuarën”, ja kalendari i verës për Inter

Isa.Autor

Leave a Comment