Futboll La Liga Sport

E RRALLË/ Ja klauzola e vevantë e COUTINHOS, mediat spanjolle zbulojnë prapaskenën

Barcelona nuk do të mund të blejë lojtarë të Liverpool-it për tre vitet e ardhshme. Raportimet e mediave spanjolle flasin se një kusht të tillë e ka imponuar klubi britanik gjatë transferimtit të Coutinhos dejt Camp Nout si një klauzolë të mirëfilltë në kontratën e tij. Pra me pak fjalë blaugranat nuk mund të blejnë lojtarë të tjerë nga Anfield për dy sezonet e ardhshme duke qënë se transferimi Coutinhos ka ndodhur në janar të këtij viti.

Sulmuesi brazilian mbrriti nën urdhrat e Valverdes pas një sage të merkatos që u zhvillua mes dy klubeve europaine me Barcelonën që kërkonte prej kohësh me insistim një zëvendesues të denjë të Neymar. Katalanasit projektuan tek 26-vjeçari Coutinho trashëgimtarin e fenomenit Neymar por Jürgen Klopp ia u vështisoi punët duke refuzuar dy herë ofertën e spanjollëve.

Gjithsesi operacioni u mbyll me sukses në 6 janar të ktij vitit falë shifrave shumë të larta.160 milionë euro shkuan për Liverpoolin një pagë vjetore prej 14 milionë eurosh deri në vitin 2023 për Coutinhon ndërkohë që në kontratë sikundër thamë nuk është përfshirë vetëm klazuola prej 400 milionë eruosh në rast largimi por dhe embargo që ndalon katalansit të blejnë lojtarë të tjerë nga Anfield deri në 2021-in. Për një lojtar të talentuar, plot kualitet dhe teknikë të çmuar si ajo e Coutinhos investimi ka qënë tërësisht i justifikuar.

Related posts

TALENTI QË PO “ÇMEND” EUROPËN/ Nga rekordet me Ajax tek sportet e tjera, ja sekretet e De Ligt

Delo.autor

SKANDAL/ Tronditet Britania e Madhe, arrestohet për përdhunim futbollisti i Premier League

Delo.autor

Njihuni me gruan nga Irani që vishet si burrë për të parë ndeshje futbolli (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment