Futboll Sport

MPOSHT ATALANTËN NË BERGAMO/ Juventus ngjitet i dyti, Champions nuk duket problem

Dy gola në pjesën e dytë në Bergamo ndaj Atalantës që Juventus të fitojë 0-2 në një transfertë të vështirë dhe të marrë tri pikë me shumë vlerë sa i takon zonës Champions.

Pas një pjese të parë pa gola, Junior, që luante takimin e parë si titullar te Juventus, finalizoi një gol të bukur të nisur po nga këmbët e tij. 0-1 në minutën e 56-të, me bardhezinjtë që kishin edhe shanse të tjera.

Vendasit u përpoqën shumë në fund të shmangnin minimalisht humbjen, por nuk ia dolën dot. Në fund, miqtë shënojnë golin e dytë me Vlahovic. Juventus ngjitet në vendin e dytë dhe tashmë duket më i sigurtë për pjesëmarrjen në Champions, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e gjashtë dhe larg kësaj zone.

Related posts

JAVA E 20/ Kategoria Superiore rikthehet të mërkurën, ja axhenda…

Delo.autor

BLLOKIMI I MERKATOS NGA FIFA/ Reagon klubi i Tiranës: Nuk kemi asnjë borxh, bëhet fjalë për….

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Teuta: Vendasit të pafuqishëm, Progni dyfishon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment