Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA “BENIAMINI” I DE BIEASIT TEK DËMTIMET/ Edy Reja nis ndarjen e skuadrës, ja strategjia e trajnerit

Kombëtarja po vijon me intensitet të lartë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Mavraj, Kumbulla dhe Binaku nuk janë në grumbullim për shkak të impenjimeve me skuadrat respektive.

Gjithashtu, stërvitje të diferencuar nga grupi zhvilluan mesfushori Ledian Memushaj dhe mbrojtësi anësor, Naser Aliji. I pari për ngarkesën muskulore që ka marrë në ndeshjet e “play-off”-it me Peskaran dhe i dyti për një shqetësim muskulor që ndien. Njoftime, të cilat kanë krijuar jo pak shqetësim te skuadra dhe trajneri Reja.

DËMTIMI

Egzon Binaku mësohet të ketë pësuar një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Norkoping dhe me shumë gjasa mund të humbasë dy ndeshjet e radhës. Ai pritej që të paraqitej në grumbullim në Gjermani më 2 qershor, mirëpo tanimë prezenca e tij është vënë seriozisht në dyshim që mund të krijojë hapësirat për një afrim nga Superiorja. Trashi do të ishte një alternativë.

STËRVITJA

Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit mori ngarkesën e nevojshme nën drejtimin e teknikut Reja dhe ndihmësve të tij. Dita e dytë e përgatitjeve ishte me nota intensive dhe tekniku Reja doli menjëherë në temë, duke nisur nga zbatimi i skemave dhe ndërtimi i skuadrës.

E gjithë kjo, edhe për shkak se dje janë zhvilluar dy seanca stërvitore. Gjatë paradites, janë bërë ushtrime force dhe të aspektit të ngarkesës fizike, ndërsa pasditja i është rezervuar taktikës dhe punës me top. Italiani ka hedhur themelet për ndërtimin e skuadrës, duke përzgjedhur disa lojtarë që i do për të qenë baza e skuadrës, ndërsa pjesa tjetër ku edhe ka dyshime për role të caktuara, do të formohet dita-ditës.

“BENIAMINI” I DE BIAZIT

Bisedat dhe konsultimi me De Biazin duken që kanë pasur njëfarë ndikimi edhe në filozofinë e deritanishme të Rejas. Kjo u pa qartë edhe në seancën e dytë të përgatitjeve ku “beniamini” i De Biazit ishte kolona kryesore e strukturës kuqezi. Mesfushori Abrashi duket se do të jetë edhe i preferuari i Rejas.

Ndarja

Së bashku me Abrashin, italiani piketoi edhe disa lojtarë të tjerë si: Sadikun, Xhakën, Lenjanin, Veselin, Ajetin, Hysajn, Grezdën dhe Uzunin, të cilët u testuan të bashkuar, duke vënë në zbatim disa prej skemave të Rejas. Në njëfarë mënyre, kjo 10-she lojtarësh, përballë 10-shes tjetër, dha idenë e një ndarjeje paraprake për formacionin e mundshëm, edhe pse bëhet fjalë vetëm për dy ditët e para stërvitore.

STRATEGJIA

Si në çdo ndeshje, trajnerët përgatisin skuadrën në bazë të kundërshtarit. Ashtu edhe Reja, i cili po mendon edhe si do të vendoset në fushë në Islandë. Dihet që pika më e fortë e kundërshtarit është përgatitja fizike dhe loja në ajër, ndaj në këtë drejtim italiani nuk ka ndërmend të ballafaqohet me islandezët. Por, Reja po përdor dinakërinë italiane duke ndërtuar një skuadër që duhet të luajë shumë afër, me qëllim të mos i japë mundësi kundërshtarit të këtë hapësira në fushë, të cilat me fizikun e tyre i shfrytëzojnë shumë mirë.

Gjithashtu, Reja po merr masa ekstreme sa u përket goditjeve standarde, sidomos duke punuar me goditjet nga këndit, të cilat janë pika më e fortë e islandezëve. Sot dhe nesër skuadra do të përgatitet me skemat, pozicionet dhe rreshtimin, ndërsa ditën e shtunë kuqezinjtë do të testohen në një ndeshje kontrolli për të parë nëse janë ambientuar me idetë dhe skemat e Rejas.

Related posts

CLUB BRUGGE-PSG/ Pochettino staron me treshen “vrasëse” Messi, Neymar dhe Mbappe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK REZULTATET POZITIVE/ “Ujqërit e Dëborës” mposht me “poker” Kastriotin

Delo.autor

TESTI I PARË PËR SEZONIN E RI/ Skënderbeu triumfon me përmbysje ndaj Maliqit

Delo.autor

Leave a Comment