Futboll Sport

FESTA ZIKALTËR/ Rikthim sensacional pas 13 vitesh, Interi kualifikohet në finalen e madhe të Champions League

Inter është rikthyer në një finale të UEFA Champions League pas 13 vitesh mungesë. Zikaltërit e drejtuar nga Simone Inzaghi fituan 2-0 ndeshjen e parë, ndërsa sonte triumfuan 1-0.

Të parët që kërcënojnë janë kuqezinjtë me Teon Hernandez, i cili provoi një goditje nga distanca, por pa gjetur dot portën.  Brahim Diaz nuk shndërroi në gol një penallti në lëvizje në minutën e 11-të, me portierin Onana që neutralizoi gjuajtjen.

Në fundin e fraksionit, Dzeko koordinohet mirë me kokë pas një krosimi të Calhanoglu, por Maignan tha “jo” duke mbajtur në lojë skuadrën e tij me një pritje vendimtare.

347615939 533219348851059 3041325938487777841 N

Në pjesën e dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos lejuar hapësira për kundërshtarin. Në të 70-tën, pas një krosimi të Calabrias, Leao provoi të gjejë Messias me kokë, por lojtari nuk mbërrin do

 

 

Për t’i shuar një herë e mirë shpresat e Milanit mendoi Lautaro. Sulmuesi argjentinas dërgoi topin në rrjetë, me një të majtë tokazi.

Pavarësisht përpjekjeve të “Djallit”, në fund feston Interi që shkon kështu në finalen e madhe të Stambollit që do të luhet në Stadiumin Olimpik Atatürk të shtunën më 10 qershor 2023. Përballë tyre, do të jetë njëra mes Real Madrid dhe Manchester Cityt.

 

Related posts

DEBATI PËR FUTBOLLISTIN MË TË MIRË NË BOTË/ Pogba: “Pleshti” është mbi gjithë të tjerët…

Delo.autor

ZYRTARIZON LAMTUMIRËN E TIJ NGA FUTBOLLI/ Një nga heronjtë e mrekullisë së Stambollit tërhiqet në moshën 38 vjeç

Delo.autor

I NXORRI BLLOF TË GJITHË/ Drogba përgënjeshtron të gjithë me “The Wolf of Wall Street” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment