Breaking News Futboll Sport

SUPER NDESHJA/ Inter-Manchester City në finale, anglezët leksion të ashpër Realit

Inter dhe Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll, me synimin për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm europian për klube.

“Citizens” u hakmorën ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, këtë herë me synimin për të triumfuar.

Pas barazimit 1-1 një javë më parë në “Santiago Bernabeu”, mbrëmjen e sotme në “Etihad’ pati shumë pak histori, pasi të besuarit e Pep Guardiolës dominuan totalisht dhe shënuan dy herë në pjesën e parë me portugezin Bernardo Silva e dy herë në të dytën me një autogol të Militaos dhe një gol të Alvarez.

E nëse nuk do të ishte për portierin belg Courtois, që bëri disa pritje vendimtare, humbja për kampionët në fuqi të Europës do të ishte edhe më e rëndë.

Manchester City shkon kështu në finale, ku do të kërkojë triumfin, për të kompletuar “tripletën” e famshme, pasi është vetëm një hap larg triumfit edhe në kampionat, teksa përballë në Stamboll do të gjejë Interin, që eliminoi Milanin në derbin e qytetit mbrëmjen e të martës.

Related posts

LIVE/ Real-Barcelona: Suarez “qëllon” Realin me panenka

Delo.autor

Transferimi i Sanchez tek Manchester United? Guardiola: Sanchez do të transferohet tek skuadra e United

Q.Autor

KOMENTON BARCELONËN PAS MIQËSORES DHE I THUR ELOZHE/ Trajneri Koeman: Ja sa variante kam mbi sulmin

Delo.autor

Leave a Comment