Futboll Premier League Sport

PENALLTIA PËR REALIN SHUMË BUJARE/ VAR-i nuk duhet të ndërhynte fare. Ja moviola për rastet e diskutueshme në “El Clasico”

Moviolistët e gazetave kryesore sportive në Spanjë, “AS” dhe “MARCA” mendojnë se penalltia që arbitri akordoi për Realin e Madridit ishte shumë bujare dhe ka disa interpretime.

NAÇO ME MESIN – Në minutën e 19-të mbrojtësi i Realit shkel Leo Mesin, por aksioni është shumë i vështirë sepse Naço e vendos këmbën në tokë dhe nuk mund të dallohet lehtësisht nga arbitri.

ZVERDHET KASEMIRO- Braziliani ndalon në mënyrë të parregullt Lionel Mesin. Kartoni i verdhë është i duhuri dhe Martinez Munuera vazhdon avantazhin për Barcelonën dhe pastaj ndëshkon brazilianin. Veprim i drejtë.

PRETENDIMET – Kasemiro bën një ndërhyrje të fortë kundër kapitenit të Barcelonës në minutën e 28- të. Për mendimin tim, ai i largon topin argjentinasit. Qartësisht ky rast nuk është penallti. Kasemiro shkon shumë fort, por i heq topin nga këmbët sulmuesit të Barcelonës pastaj e prek atë. Nuk është e ndëshkueshme.

DYSHIME – Për mendimin tim ka një rast të dyshimtë në zonën e Barcelonës, kur Lengle shtyn Serxho Ramosin dhe nuk e lë që të godasë topin. Kjo është penallti më shumë sesa ajo që u fërshëllye. VAR duhet të ndërhynte, por nuk e ka konsideruar gabim të dukshëm.

PENALLTIA – Sërish dueli Lenglet-Ramos. Mbrojtësi katalanas tërheq nga fanella kapitenin e Realit. Tërheqja është e dukshme dhe për këtë duhet të biem dakord, por nuk ka shumë vazhdimësi. Për mendimin tim është e interpretueshme, por e kuptoj edhe arbitrin që e ka fërshëllyer. Ai nuk duhet të thirrej nga VAR-i në këtë rast sepse është një penallti që e vendos arbitri në fushë. Nëse nuk fërshëlleu, atëherë duhet të vazhdonte loja. Megjithatë, Lengle nuk mund të veprojë kështu në zonë, sepse i lë mundësinë arbitrit. Ndërkohë, Anduhar Oliver (moviolist i gazetës MARCA) thotë se kjo penallti nuk duhet të fërshëllehej sepse raste të tilla ka 40 në një ndeshje.

Related posts

Ja kur do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Q.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Suedi-Poloni në “Gazprom Arena”. Rezultati 3-2

Delo.autor

Napoli kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Chievos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment