Futboll Sport

GUARDIOLA KAP LEGJENDAT/ Por Inter e “bezdis” në finale: Janë italianë

Të dominosh dhe të sigurosh finalen pasi ke kaluar Real Madrid nuk është një gjë që ndodhë shpesh, është një kënaqësi e veçantë për një trajner katalanas si Pep Guardiola.

Në Stamboll, Pep do të luaj finalen e tij të katërt në karrierë duke arritur në këtë mënyrë ikona si Lippi, Klopp dhe Alex Feguson, vetëm Don Carlo ka bërë më mirë, me 5 finale. Përballë Realit, Guardiola siguroi fitoren e tij të 100 në Champions, duke u renditur i treti pas Ferguson me 102 fitore dhe Ancelotti me 107 fitore.

Trajneri i Man.Cirty nuk i fshehu emocionet e tij për këtë arritje të madhe: “Champions ëndërr apo fiksim? Është speciale, është thjesht speciale. Jam i lumtur, nuk është se ndodhë çdo ditë të arrish këtë objektiv, por tani duhet të përqendrohemi në kampionat dhe në Kupë, më pas do të mendojmë për Stambollin. Interi në finale? Një finale kundër një ekipi italian nuk është kurrë ndeshja më e mirë e mundshme. Duhet të përgatitemi shumë mirë psikologjikisht, por kemi kohë për këtë”, theksoi Pep Guardiola pas ndeshjes.

Related posts

Simeone kërkon të birin për sulmin e Atleticos

Sadik.Autor

E çuditshme, lojtari i Anglisë lutet që ta tallin fansat

Sadik.Autor

SKANDAL/ Merreshin me trafikim droge, arrestohen tre ultras të Milanit

Delo.autor

Leave a Comment