Futboll Kombëtarja Sport

STATISTIKAT/ Vetëm një fitore, ja të gjitha përballjet e Shqipërisë me Francën

Vetëm një fitore përballë kampionëve të botës, por si për ironi të fatit, protagonisti absolut i ndeshjes historike ndaj Francës sot mungon. Mesfushori Ergys Kaçe, autori i një supergoli nga goditja e dënimit në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” më 13 qershor 2015, është lënë në listën e pritjes nga trajneri Reja dhe e sigurt është që nuk do të jetë i gatshëm në sfidën me “gjelat”.

Në total, Shqipëria ka luajtur 7 herë me Francën, ku veç atij suksesi në Elbasan, te rezultatet pozitive hyn edhe barazimi 1-1 në Francë në nëntorin e 2014-ës. Të dyja ndeshjet kanë qenë miqësore, ndërsa të tjera eliminatore për Kupën e Botës dhe Europës.  Paraqitje pozitive Shqipëria bëri edhe në Europian e 2016-ës, pavarësisht humbjes “in ekstremis” 2- 0. Veç saj, kuqezinjtë numërojnë edhe 4 humbje të tjera.

17.11.1990 Shqipëri-Francë 0-1

30.03.1991 Francë-Shqipëri 5-0

02.09.2011 Shqipëri-Francë 1-2

07.08.2011 Francë-Shqipëri 3-0

14.11.2014 Francë-Shqipëri 1-1

13.06.2015 Shqipëri-Francë 1-0

15.06.2015 Francë-Shqipëri 2-0

PANORAMASPORT.AL

Related posts

E BUJSHME/ Legjenda e Barcelonës konfirmon largimin e Mesit me një postim në rrjetet sociale

Delo.autor

“JAM KONTAKTUAR VETËM NGA GAZETAT”/ De Biasi i dëshpëruar për ekip: Do të kafshoj kë më del para!

Delo.autor

Playboy Rusi zbulon “formacionin” për Kupën e Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment