Futboll Sport

HIJE DËNIMI NË HORIZONT/ Juve nuk gjen paqe, nga Allegri te Vlahovic të gjithë në dyshim

Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” ka shumë paqartësi në lidhje me të ardhmen. Hapja e një hetimi për çështjen e “pagave” pritet të sjellë skenarë të rinj, me Juven që mund të dënohet, me gjobë apo me heqje pikësh, ndërsa skenari më i keq është heqja e të drejtës për të luajtur në kompeticionet evropiane. Nuk është pozitive as paraqitja e ekipit në fushë, bardhezinjtë mbyllën sezonin e dytë radhazi pa trofe.

La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, duke iu referuar pikërisht këtyre detajeve të lartpërmendura, e ardhmja e Allegrin nuk është aspak e sigurt. Për motive ekonomike, nga Torino mund të largohet edhe Dusan Vlahovic, do të jetë ai i sakrifikuari i parë, në një kohë kur interesimi është i madh nga ekipet e Premier League.

Chiesa

Nëse qëndron Allegri, me shumë mundësi i pari që do të largohet do të jetë Fedrico Chiesa. Sulmuesi “azzurr” nuk preferohet nga Allegri, nuk shihet si alternativë e parë, për këtë arsye Chiesa po reflekton largimin.

Related posts

DE BIASSI I LA JASHTË ËNDRRËS “EURO 2016″/ Ku janë sot KATËR futbollistët. Njëri kërkohet nga… LIVERPOOL

F.autor

HUMBJA E POLONISË NDAJ ARGJENTINËS/ Levandovski i sinqertë: Ishin superiorë, na dominuan nga fillimi deri në fund

F.autor

“PO MENDOJ TË…”/ Kjo është tifozja seksi e Interit që po çmend fansat me postimet e fundit

F.autor

Leave a Comment