Futboll

Vendimet e kontestuara të arbitrit Gatusso/ Edhe atyre u lejohet që të gabojnë

Milan në ndeshjen e kthimit të ‘Europa League’ që luajti mbrëmë kundër Arsenal arriti në një moment gjatë pjesës së parë të vinte në vështirësi anglezët me golin e Calhanoglu, por skuadra e drejtuar nga Wenger barazoi pas vetëm 4 minutash me një penallti të ekzekutuar saktë nga Welbeck, duke sjellë qetësinë.

Ky moment ishte i shumëdiskutuar pasi ekipi i Milan protestoj gjatë te arbitri, por vendimi i këtij të fundit ishte i prerë dhe nuk kishte kthim mbrapa. Lidhur me këtë episod që përcaktoi shumë, por jo vetëm, trajneri i “djallit”, Gennaro Gatusso, sikundër pritej, nuk është i nevrikosur.

“Nuk dua të flas për arbitrat. Edhe atyre u lejohet që të gabojnë”, tha trajneri i kuqezinjve, i cili shtoi se Milani e humbi sfidën me Arsenalin në San Siro.

“Jam krenar për djemtë. Kalimin në fazën tjetër e humbëm që në Milano. U nevrikosa pasi pësuam golin e dytë, pasi u dorëzuam. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë”, u shpreh Gattuso.

Në lidhje me gabimin e Donnarumës në golin e dytë të vendasve, trajneri i Milanit theksoi: “Duhet të ringrihet. Është folur shumë për Reinën këto ditë. Duhet ta lëmë të qetë”.

Related posts

PREKËSE/ Ranieri viziton Leicesterin në shenjë respekti pas VDEKJES tragjike të pronarit

Isa.Autor

PRAPASKENAT PAS BRAZIL-ARGJENTINË/ Neymar ngushëlloi “Pleshtin”, ja për çfarë i shërbeu takimi

Delo.autor

ÇËSHTJA “SKËNDERBEU PËR VENDIMIN E CAS/ Presidenti i klubit Takaj: Katër dëshmitarët e thirrur kundër ekipit, ishin…

Delo.autor

Leave a Comment