Futboll

Kili refuzon kërkesën e Claudio Bravo-s, portieri i City-t mbetet jashtë Kombëtares

Claudio Bravo, portieri i Manchester City, ka refeuzuar ftesën e kombëtares kiliane për dy sfidat miqësore të marsit me Suedinë dhe Danimarkën. Gardiani ka mbetur jashtë pasi ka kërkuar një trajner specifik personal, kërkesë e hedhur poshtë nga presidenti i federatës, Arturo Salah.

 

Bravo për të sqaruar situatën për tifozët kilien përdori rrjetet sociale

“Kisha një bisedë konstruktive me Reinaldo Rueda (trajneri i ri i kombëtares kiliane) në Mançester, ku i thashë se e mirëprisja pjesëmarrjen në skuadrën e tij. E vetmja gjë që doja ishte diçka shumë e rëndësishme për mua: përgatitja dhe stërvitja ime, për arsye që federata i dinte shumë mirë.”

“Por presidenti nuk e ka pranuar kushtin tim dhe kërkon të më grumbullojë kundër vullnetit tim, prandaj shpresoj të kuptohet refuzimin im.”

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigjja e presidentit të federatës, Salah: “Jemi duke nisur një proces të ri me një staf teknik të caktuar dhe nuk do të ishte e drejtë nëse dikush do të kishte privilegje në skuadër.

Dera për Claudion është e hapur. Ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën kombëtare dhe shpresojmë që të jetë edhe në të ardhmen.”

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Duhej të ishim të qetë, por ne bëmë shumë gabime dhe…

Delo.autor

SPANJË-GJERMANI/ Të dyja përfaqësueset në “luftë” për vendin e parë në Grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PAZAKONTË NË ANGLI/ Futbollisti i shënon skuadrës së tij me fanellën e kundërshtarëve

Delo.autor

Leave a Comment