Futboll Sport

COLELLA DREJT LARGIMIT/ Synohet ndarja me konsensus, Partizani në negociata me trajnerë kroatë

Efekti domino te Partizani duket se prek edhe trajnerin. Xhovani Kolela, i ardhur në drejtimin e Partizanit në gusht të vitit të kaluar, nuk pritet të vazhdojë në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit nuk janë të bindur për t’i besuar edhe një tjetër sezon italianit dhe pritet të negociojnë me të prishjen e kontratës, e cila skadon pas një viti, për shkak se pas fitimit të titullit, u aktivizua klauzola e rinovimit.

Kjo ndarje nuk pritet të jetë aq e lehtë sa me drejtorin Elton Marini, por me siguri edhe në këtë rast do të gjendet një rrugë e mesme, ku të dyja palët të mbeten të kënaqura. Pas fitimit të titullit, Kolela ishte i bindur për vazhdimin në krye të Partizanit dhe me siguri ka qenë kontrata ajo që i ka dhënë siguri.

Gjithsesi, tashmë situata është ndryshe dhe po negociohet për divorcin. Nga ana tjetër, ka nisur puna për gjetjen e trajnerit të ri të të kuqve, ku Kroacia është tregu i zgjedhur. Drejtuesit e kuq kanë hedhur vështrimin në Kroaci, ku Tomislav Stipiç është i pari që lakohet.

Ai është 42- vjeçar, një trajner pa “CV” të pasur dhe me pak eksperiencë, së fundmi ka drejtuar Rigën në Letoni. Stipiç ka menaxher Adrian Aliajn dhe drejtuesit e Partizanit i besojnë menaxherit shqiptar. Një tjetër alternativë është Mario Tokiç, ish trajneri i Lokomotivës së Zagrebit.

Related posts

SFIDA NDAJ “VERILINDORËVE”/ Allmuça: Dinamo e fitoi një “titull”. Me Kukësin vlen më shumë se tre pikë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Sheva-Laçi. Starton sfida

Delo.autor

NIS PUSHIMET NË MIAMI/ Dybala relaksohet me të dashurën e tij Oriana Sabatini dhe… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment