Champions League Futboll Sport

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Luka Modric është mesfushori më i mirë sipas UEFA-s

Mes Kevin De Bruyne, Toni Kroos dhe Luka Modric, ky i fundit është zgjedhur mesfushori më i mirë në Europë për sezonin 2017/18 nga UEFA.

Qeveria e futbollit europian vlerësoi kroatin, tre herë radhazi fitues i Champions League dhe finalist i Kupës së Botës 2018 si mesfushorin më të mirë, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të fazës me grupe të Ligës së Kampioneve në Montekarlo.

Modric kërkoi të largohej nga Real gjatë merkatos së verës, por pa sukses. Të paktën edhe për një sezon ai do të qëndrojë në Madrid.

Për këtë çmim votuan 32 trajnerët që morën pjesë në fazën me grupe të Champions, 48 trajnerët pjesëmarrës në Europa League dhe 55 gazetarë, një nga secili vend anëtar i UEFA-s.

Related posts

ZYRTARE/ Vllaznia e priste, por Vucaj firmos 40 kilometra larg Shkodrës

Delo.autor

TIRANA PËRGATI BLERJEN E BUJSHME/ Presidenti Halili gati të shpenzojë shumë të majme për…

Delo.autor

PLAS NË ITALI/ Ançeloti drejton Napolin, por kërkon që të RINGRIHET MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment