Breaking News Futboll Sport

CHAMPIONS/ Manchester City shpallet KAMPION, Interi thyhet në finalen e Stambollit

Një skuadër angleze triumfon sërish ndaj një ekipi italian në finalen e UEFA Champions League në Stamboll por 16 vite pas Liverpool-Milan, ishte radha e Manchester City-Inter.

Pep Guardiola barazon Alex Ferguson me tre trofe brenda një sezoni pasi skuadra e tij kompletoi kryeveprën me Kupën e Kampioneve që e ngriti në qiellin turk edhe pse jo me futbollin spektakolar që na ka mësuar. Cinik Manchester City e madhe shpesh herë i “shëmtuar” por mjaftueshem i fortë për të thyer Interin që nuk bëri shumë për ta fituar këtë finale.
Zhgënjejnë zikaltërit në një mbrëmje që do të kërkojnë ta harrojnë sa më shpejt edhe pse trofeun e tyre e kishin fituar me kalimin në finale. Rodri në minutën e 68 bëhet i dhjeti spanjoll që shënon në një finale duke lënë pas brazilianët dhe gjermanët me 7 ndërsa një rast i vetëm i ndalur nga Lukaku në zonën e bardhekaltërve është shija që la skuadra zikaltër në 90 minutat e vështira të finales ndërsa në vijën fatale, Ederson bëri mrekullinë po ndaj belgut.

Related posts

NJË SUKSES I JASHTËZAKONSHËM/ Ardhja e Contes rrit entuziazmin e tifozëve të Inter, ja rekordi i verës

Delo.autor

PRAPASKENA/ E PËRJASHTOI trajneri, BEHRAMI me shokë të PADËSHIRUAR tek Zvicra

Isa.Autor

SKUADRA PO ZHVILLON PARAQITJE TË MIRA/ Habit trajneri i Serisë A: Në fund të sezonit do largohem

Delo.autor

Leave a Comment