Futboll Sport

“AI THA QË DO TA ELIMINONTE”/ Neymar: Festa në sytë e Kimmich, si të flirtosh me një… femër

Nejmar është justifikuar për festën emocionale përpara Joshua Kimishit dhe thotë se nuk e bëri atë për të provokuar mesfushorin e Bajernit, por e deshi fati që të ndodhej përballë gjermanit. PSG u hakmor për humbjen në finalen e sezonit të shkuar në Champions, duke eliminuar kampionët në fuqi të Bajernit të martën dhe siguruar një biletë në gjysmëfinale.

Goli i ish-sulmuesit të PSG-së, ÇupoMoting, e barazoi në 3-3 rezultatin e përgjithshëm, kur ai shënoi në minutën e 40-të në Paris, por bavarezët nuk e gjetën atë golin e dytë që do vlente kualifikimin. Pavarësisht humbjes 1-0 të martën, PSG arriti të kualifikohet si pasojë e rregullit të golit në fushë kundërshtare, duke u afruar më shumë me trofeun që kanë kaq shumë kohë që e presin.

Nejmar, i cili shpërtheu në lot në Lisbonë, kur PSG u mund nga Bajerni dhe u ngushëllua nga lojtarët rivalë dhe trajneri Flik, shpërtheu në festë të martën në “Parc des Princes” me shokun e tij Leandro Paredes, shumë pranë syve të Kimishit, pas vërshëllimës finale të Orsatos. Kimish nuk bëri asgjë reagim, por u duk qartë si një shpërthim i qëllimshëm përpara rivalit. Duke folur për “L’Equipe” pas ndeshjes, braziliani e justifikoi kështu sjelljen e tij: “Nuk po përpiqesha të provokoja Kimishit, por pash Paredesin dhe doja të festoja me të. Fati e deshi që ne ta bënim përballë Kimishit, i cili kishte thënë se skuadra e  tij ishte më e mira dhe ata do të kualifikoheshin në gjysmëfinale.

Ti mund ta kesh zotërimin e topit… është si të flirtosh me një vajzë gjatë gjithë natës dhe pastaj shikon dikë tjetër që e dërgon në shtëpi pas vetëm 5 minutash”. Numri 10, i cili zbuloi gjithashtu se i tha trajnerit Poçetino se ai po i kursen golat e tij për gjysmëfinalen, shtoi: “Jam shumë i lumtur, pavarësisht humbjes. Luanim kundër një skuadre të shkëlqyer. Ne jemi gjithashtu një ekip fantastik dhe e treguam këtë. Eliminuam kampionët e Europës.

Objektivat u respektuan. Tani jemi në gjysmëfinale dhe duhet të punojmë akoma më shumë dhe shpresojmë të bëjmë një gjysmëfinale të mirë. Është e vërtetë se ne flasim shumë me njëritjetrin, jemi një skuadër e vërtetë. Markinjos foli me ne gjatë gjithë ndeshje për të na ndihmuar që të organizoheshim”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Tottenham i hap rrugë Realit. Do Harry Kane, ja çmimi

Delo.autor

Chelsea gjen mbrojtësin që i duhet…

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË ARABI/ Festa e portierit saudit është spektakël më vete (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment