Futboll Sport

SEZON ËNDRRASH/ Haaland shënoi 52 gola në 53 paraqitje dhe fitoi 3 trofe në sezonin e tij debutues me City

Erling Haaland shënoi 52 gola dhe fitoi 3 trofe në sezonin e tij debutues te Manchester City.

Norvegjezi 22-vjeçar u transferua nga Borussia Dortmund në klubin e Premier League verën e kaluar për 75 milionë euro.

Me Man City, Haaland fitoi Premier League, FA Cup, si dhe Ligën e Kampionëve.

Erling është golashënuesi më i mirë i Premier League dhe Champions League këtë sezon.

Në 53 paraqitje për Citizens, ai shënoi 52 gola: 36 gola në 35 ndeshje në Premier League, 12 gola në 11 ndeshje të Champions League, 3 gola në 4 ndeshje të FA Cup dhe 1 gol në 2 ndeshje të Kupës së Ligës.

Related posts

“TRYBALA”, PAULO “TËRBON” ROMËN/ “Shpërthen” kundër Torinos: I kemi të qartë objektivat

F.autor

TRAGJIKE/ Përplaset HELIKOPTERI. Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

F.autor

U largua nga Juventusi/ MARCHISIO befason me SUPER skuadrën e re, luan në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment