Futboll Sport

“KRENAR PËR SKUADRËN”/ Zhang dhe Inzaghi lënë sërish takim me finalen e Champions

Humbja në finalen e Champions League zbeh pak edhe magjinë e Simone Inzaghi-t, i përkufizuar si njeri i finale, në një kohë kur kishte fituar 7 finale radhazi: “I bëra komplimente djemve, u treguan të jashtëzakonshëm, bënë një ndeshje të madhe. Ky është një moment i vështirë, por kemi mundësi për tu rikthyer sërish në finale. Kishim përballë një skuadër të madhe, por i lejuam shumë pak. Sigurisht që pas një finaleje të tillë ka shumë gjëra që të lënë një shije të hidhur, por djemtë duhet të jenë krenar për këtë. Kemi bërë një rrugëtim të madh në Champions, por dëshirojmë të rikthehemi sërish në finale.

Rinovimi? Tani duhet të kalojnë disa ditë, me shoqërinë kemi një sintoni të madhe, do të takohemi për të programuar sezonin e ri”, u shpreh Inzaghi.

I sigurt në lidhje me të ardhmen e Interit dhe të trajnerit Simone Inzaghi u shfaq Steven Zhang: “Jam me të vërtetë shumë krenar për skuadër, për lojtarët, për stafin. Të gjithë na shihnin si jo favorit, por ndeshja tregoi të kundërtën. Kjo duhet të jetë një pikë rifillimi për të ardhmen, për të ndërtuar një skuadër që të rikthehet në finalen e Champions League. I kemi mundësitë për të bërë gjëra të mëdha edhe në të ardhmen, projekti jonë është i qartë”, u shpreh Zhang.

Related posts

SUPER JUVENTUS/ Shënoi sërish, kjo është nota për RONALDON, ja më i dobëti

Isa.Autor

Nuk justifikoi besimin e Milanit, sulmuesi luzitan shumë pranë largimit

Sadik.Autor

SHTATË FITORE RADHAZI NË AUSTRI/ Trajneri shqiptar festë të çmendur me ekipin në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment