Futboll Sport

“NUK DO TË SHKRUAJMË ME MBAPPE”/ Guardiola dhe Manchester City dalin jashtë garës për francezin

Pas letrës që Kylian Mbappe i dërgoi PSG-së në lidhje me mosrinovimit pas 2024-s dhe hezitimit të Real Madrid për të marrë sulmuesin francez këtë verë, u mendua se klubet angleze mund të hynin në garë për shërbimet e tij.

Por kampionët e Premier League nuk janë të interesuar për Mbappe. Pep Guardiola dhe Manchester City tërhiqen nga gara për Kylian Mbappé.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Mbappe, të gjithë e dinë se në cilin klub dëshiron të shkojë…”. Kështu ka thënë trajneri katalanas i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp para pjesëmarrjes në edicionin e pestë të golf Legends Trophy.

Related posts

Hapi i madh për legjendën e Liverpoolit, i ofrohet pankina

Sadik.Autor

PASTORE NUK KA FRIKË ASKËND: Unë e di mirë si mposhtet Juventusi…

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS ME PARTIZANIN/ Trajneri Gjoka: Duhet të “blindojmë” vendin e dytë, por synimi…

Delo.autor

Leave a Comment