Futboll Sport

“NUK KA SHANS TË LARGOHEM”/ Në Itali të bindur, Inter nuk e lëshon Asllanin

“Nuk ka asnjë shans që të largohem nga Inter”, kështu u shpreh Kristjan Asllani gjatë grumbullimit me përfaqësuesen shqiptare, deklaratë që ka bërë xhiro edhe në mediat italiane. La Gazzetta dello Sport, shkruan kjo deklaratë e Asllanit nuk lë vend për dyshime në lidhje me të ardhmen e tij, kjo dhe për një tjetër arsye të fortë. Klubi zikaltër ka nxjerr në shitje Brozovic, duke përforcuar edhe më shumë pozitat e mesfushorit në Milano.

Asllani

Inter investojë 2 milionë euro për huazimin dhe 14 milionë euro të tjera për të blerë kartonin e tij nga Empoli, një investim i rëndësishëm që nuk dëshirojnë ta hedhin poshtë. Mbetet për tu parë se çfarë qasje do të ketë Simone Inzaghi këtë sezon ndaj Asllanit pasi për hir të së vërtetës e ka aktivuar shumë pak, 29 paraqitje në të gjithë komptecionet, por është aktivizuar vetëm 859 minuta.

Related posts

Një ofertë arabe për Milanin?!

Q.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona në krizë financiare, Neymar gati të firmosë marrëveshjen e re

Delo.autor

Klopp e thotë TROÇ: City është favorit!

Sadik.Autor

Leave a Comment