Futboll Sport

“TRIPLETË RINOVIMESH”/ Real Madrid blindon “gardën e vjetër”. Gundogan i thotë ”Po” Barçës

Real Madrid vijon punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Pas afrimeve të Diaz, Bellingham dhe Joselu, klubi mbretëror ka njoftuar rinovimin e kontratës me Kroos dhe Nacho, të dy lojtarët kanë rinovuar edhe për një tjetër vit. “Tripletë rinovimesh”, shkruan As në faqen e parë duke shtuar se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Luca Modric, me kroatin që do të rinovojë edhe për një tjetër vit.

As

E përditshmja spanjolle pranë klubit të Real Madrid shkruan se Lucas Vazquez e Odriozola kanë përfunduar në orbitën e Juventus. Ndërkohë, Barcelona ka një prioritet absolut në këtë merkato vere, afrimin e Gundogan.

Dy të përditshmet pranë klubit blaugrana, Mundo Deportivo dhe Sport e bëjnë të krye transferimin e kapitenit të Man.City. Gundogan pritet të firmos një kontratë 2-vjeçare ndërsa vjen në “Camp Nou” falas.

Related posts

MODRIC tek Interi/ Ja se çfarë ndodh në MERKATO nëse kroati bëhet “zikaltër”

Isa.Autor

Keqardhja e Gjimshitit, e ardhmja dhe surpriza e tifozëve

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Ja si e festuan Tom Cruise dhe Beckham golin rekord dhe historik ndaj Italisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment