Futboll Premier League Sport

Mourinho s’heq dorë nga Willian, ofron shkëmbim “kokë më kokë” për brazilianin

“Me një gur vret dy zoq”. Kjo është ideja e trajnerit Jose Mourinho, që kërkon të sjellë tek United mesfushorin brazilian Willian dhe në të njëjtën kohë synon të largojë sulmuesin francez Anthony Martial, i padëshiruar prej kohësh. Trajneri portugez i ka propozuar Chelsea një shkëmbim “kokë më kokë” mes dy sportistëve, shpresa e tij e fundit për të arritur te lojtari që ai e dëshiron me çdo kusht (Willian) dhe, në këtë mënyrë, mposht edhe konkurrencën e Barcelonës për mesfushorin brazilian.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës ky shkëmbim do të kënaqte të dyja skuadrat, ndërkohë që si Willian ashtu edhe Martial, vlerësohen përafërsisht njësoj, 75 milionë stërlina. Braziliani ka mbërritur në premier League 3 vite më parë pikërisht pas kërkesës së Mourinho, që tashmë kërkon ta ketë sërish në dispozicion tek Manchester United. Ndërsa Martial është drejt largimit, duke qenë se ka nisur një luftë si me portugezin ashtu dhe klubin pas mungesës në stërvitje.

Të gjithë mendojnë se kjo marrëveshje mund të arrihet edhe pse koha në dispozicion është e vogël, pasi merkato përfundon më 9 gusht, 24 orë para fillimit të Premier League. Pritet edhe vendimi që do të japë trajneri italian i Chelsea, Maurizio Sarri, nëse do të jetë dakord me këtë shkëmbim, ndërkohë që ka patur një konflikt me Willian, që mbërriti në stërvitje me vonesë. Sarri është shprehur se synon të mbajë brazilianin, por Mourinho shpreson ta bindë ta lërë të lirë me këtë shkëmbim.

Related posts

PASI MPOSHTI WILDER-IN ME “KO”/ Tyson Fury “kërcënon” CR7: Manchesteri s’mund të mbajë 2 kampionë

Delo.autor

TELENOVELA “DYBALA”/ Ylli argjentinas mund të shitet në janar, gati super oferta për Juventus-in

Delo.autor

NDESHJA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Portieri i “Bluve të Londrës”: Shanset për të qenë mes 4 skuadrave janë…

Delo.autor

Leave a Comment