Futboll Sport

BREZOVIC MBAN “PENG” INTERIN/ Inzaghi “tradhton” sërsh Asllanin

Një ditë më parë dukej i mbyllur kalimi i Marcelo Brozovic tek Al-Nassr, kroati kishte gjetur akordin, ku e priste një kontratë 3-vjeçare dhe 20 milionë euro në sezon. Të lumtur nga ky akord dukeshin edhe drejtuesit e Interit të cilët do të përfitonin 23 milionë euro nga kartoni i kroatit. Në mënyrë të papritur, negociatat kanë ngecur diku, transferimi duket larg, madje për këtë situatë ka reaguar edhe vetë kroati në rrjetet sociale ku duke buzëqeshur kërkonte 50 milionë euro. Përtej reagimeve në rrjetet sociale, fakt është që Brozovic nuk është larguar ende nga Milano. Nga ky hezitim i Brozovic kërkon të përfitojë Barcelona, me blaugranët që do bëjnë dhe një tentativë të fundit për të bindur mesfushorin kroat, shkruan Sport.

Sport

Sigurisht te Barcelona, Brozivic nuk mund të përfitojë më shumë se 7-9 milionë euro, shumë larg asaj që i ofron Al-Nassr, por bluugranët e joshin me projektin sportiv. Tek Al-Nass apo Barcelona, për Interin situata nuk ndryshon, pasi sërish kërkojnë 23 milionë euro. Sipas mediave italiane, me paratë e përfituara nga shitja e Brozovic, Inter do të trokas në derën e Sassuolos për të siguruar shërbimet e Davide Frattesi. Kjo lëvizje e stafit drejtues konfirmon edhe një herë se Inzaghi nuk ka besim absolut te Kristjan Asllani.

Related posts

SIGUROI NJË BILETË HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Berat Gjimshiti cilësohet tek Atalanta si…

Delo.autor

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Objektivi i “Kuqezinjve” është vetëm fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TURQIA KA LOJTARË ME EKSPERIENCË”/ Trajneri De Biasi: Pikat e dobëta? Tingëllon e çuditshme, por ata kanë…

Delo.autor

Leave a Comment