Futboll Seria A Sport

TALENTI ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILANI/ Mino Raiola e mohon: Unë nuk përdor Facebook për të bërë…

“Unë do ta kisha dërguar Moise Kean te Milani në janar. Juve nuk dëshiroi, por me Leonardon kishim rënë dakord”. Këto fjalë, që i atribuohen Mino Raiolës, duke iu referuar xhevahirit të Juventusit, Moise Kean, kanë shkaktuar një tronditje në kampin bardhezi, orët e fundit.

Vetë menaxheri i mirënjohur e mohon gjithçka me forcë. Ai e bëri këtë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shpjegoi se kurrë nuk e ka përdorur Facebook për të bërë këtë deklaratë: “Kam krijuar vetëm një llogari në Facebook, kështu që njerëzit e kuptojnë se llogaritë e tjera, që përdorin emrin tim, janë të rreme. Unë nuk do ta përdor Facebook për të bërë ndonjë koment të tillë në llogarinë time”.

Një mohim i thatë i Mino Raiola, i cili hedh poshtë edhe thashethemet që lidheshin me rinovimet e Donnarumma dhe Insigne, duke pasur parasysh se në atë postim në Facebook fliste edhe mbi të ardhmen e dy kampionëve të Milanit dhe Napolit.

Related posts

“Po më kalove përsëri do të t’i thyej këmbët dhe nuk do të shkosh në Kupën e Botës”

Q.Autor

Për Messi-n, Neymar te Real do të ishte e tmerrshme, por çfarë thotë Zidane?

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NGA GJERMANIA/ Trajneri vishet si peshkatar kur skuadra e tij humb 5-1, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment