Futboll Sport

LOFTUS-CHEEK BËHET “DJALL”/ Kryen vizitat mjekësore. Milani në treg dhe për një “bomber”

Në shtëpinë e Milanit është dita e Ruben Loftus-Cheek. Anglezi zbarkoi këtë të enjte në Milano ku iu nënshtrua vizitave mjekësore për të firmosur më pas një kontratë deri në 2028. Kartoni i tij i kushtoi Milanit 21 milionë euro dhe është dhurata e parë për Stefano Piolit. Sigurisht kjo nuk është lëvizja e fundit, drejtuesit e klubit kuqezi kanë në dispozicion 35 milionë euro buxhet, pa përfshirë këtu një pjesë të parave që do të përfitojnë nga shitja e Sandro Tonalit.

Pulisic Usmnt 1200x675

Nga Chelsea pritet të vijë edhe Pulisic, është ai objektivi i radhës i rëndësishëm. Milan dhe Fiorentina pritet të përfshihen gjithashtu në një shkëmbim lojtarësh, Rebic për Jovic. Me një repart ofensiv të vjetër në moshë, objektivi i klubit është të gjej në treg një tjetër sulmues. Emrat në tavolinë janë të ndryshëm nga Scamacca dhe Morata, ndërsa pista Icardi, e lakuar pak ditë më parë, thuajse ka rënë përfundimisht pasi argjentinasi përfiton 10 milionë euro në sezon.

Related posts

SERIE A/ Donnarumma: Portierët edhe mund të gabojnë…

Sadik.Autor

MBI TAVOLINË KONTRATË 5-VJEÇARE/ Ja klauzola “FARAONIKE” e De Ligt tek Juventus

Delo.autor

“TIRANA ISHTE DËSHPËRUESE…”/ Duro: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen

F.autor

Leave a Comment