Futboll Sport

E KRYER/ Brazili zgjedh trajnerin e ri, “dorëzohet” Ancelotti, pranon stolin e “Seleçaos”

Nuk ka më asnjë dyshim: Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit duke nisur nga 2024. Për të konfirmuar këtë lajm, që qarkullonte prej kohësh, ka qenë vet presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, shkruan CNN Brazilian. Ancelotti ka një kontratë me Real Madrid deri në 2024, në përfundim të kësaj kontrate, Ancelotti do të marrë menjëherë drejtimin e 5 herë kampionëve të Botës. Tekniku italian do të drejtojë “Seleçaon” në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në SHBA në verën e 2024.

Ancelotti

Deri atëherë Brazili do të drejtohet nga Fernando Diniz. Ancelotti do të bëhet trajneri i parë i huaj pas afro 70 vitesh që do të drejtojë përfaqësuesen e Brazilit, për herë të fundit ishte argjentinasi Filpo Nunez që i udhëhoqi në një ndeshje të vetme në 1965. Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, ku spikasin 4 Champions League, 2 me Milan dhe dy me Real Madrid, gjithashtu ka fituar tituj pafund në Itali, Angli, Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Ancelotti

Pasi zhgënjyen në Botërorin e fundit, “Katar2022”, Brazili shpreson shumë që me Ancelottin në stol të rikthehen edhe një herë në majën e botës. Në pritje të Ancelottit, Brazili do të nis fushatën e kualifikueseve për në Botërorin e 2026 me Diniz në stol që do t’i drejtojë në 6 ndeshje, përfshi këtu edhe sfidat me Argjentinën dhe Uruguain.

Related posts

Federer nis në Dubai përgatitjet për rikthimin në fushë

Sadik.Autor

Akhmat Grozni mund Birminghamin në miqësore, protagonist është Roshi (VIDEO)

Isa.Autor

EKIPI I ANCELOTTIT PËSON HUMBJEN E PARË/ Southampton e mposht me dy asiste të rrallë

Delo.autor

Leave a Comment