Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA BAYERN MUNICH/ Mesfushori Barella: Pas titullit të Serie A dua… Europianin

Flitet për një interes të Bajernit të Mynihut për Nicolò Barella, një prej bërthamave të skuadrës kampione të Interit dhe kombëtares italiane. Por, e vetmja gjë në mendjen e mesfushorit zikaltër në këto momente është Europiani dhe triumfi në një tjetër kompeticion pas titullit të Serisë A. Sigurisht që vetëm atëherë, ai do të mund të flasë për të ardhmen, kuotat e të cilit do të rriteshin akoma më shumë. Duke folur pas fitores në miqësoren kundër Republikës Çeke, ku skuadra e Mançinit shfaqi një tjetër fytyrë të bukur të saj, Barela tha për mikrofonat e “RAI Sport”:

“E rëndësishme ishte që të bënim një ndeshje të mirë për të përgatitur sfidat e ardhshme akoma më të rëndësishme. Nuk ishim parë prej pak kohësh, por linjat e drejtimit janë ato. Bëmë atë që na kërkoi trajneri dhe jemi të kënaqur”. Më pas, ai shpreh keqardhjen për dëmtimin e shokut të skuadrës, Sensi, i cili humbi turneun. “Më vjen keq për Sensin, por jam i sigurt se do të rikthehet futbollisti që njohim.

Por, kushdo ka ardhur, ka luajtur gjithnjë mirë. Për fat të keq, kështu është futbolli. Tani presim Verratin, i cili është një kampion”, shtoi 24- vjeçari, i cili injoron çdo zë për të ardhmen e tij në merkato dhe fokusi është i gjithi te Europiani:

“Të fitosh Europianin pas titullit? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Fitorja e Interit ishte një krenari e madhe pas shumë sakrificash. Shpresojmë që të përjetojmë një tjetër gëzim, por duhet ta tregojmë në fushë përpara se të festojmë”.

Related posts

ZYRTARE/ Një mundësi e mirë për skuadrat e Superiores, Mici mbyll aventurën me Shkëndijën e Tetovës

Delo.autor

Partizani mendon për sezonin e ri/ Rinovon me titullarin e ekipit

Sadik.Autor

“TË RIKTHEJMË BRAZILIN NË…”/ Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim

F.autor

Leave a Comment