Futboll Sport

PUBLIKOHET LETRA E PSG-SË DREJTUAR MBAPPE: Shitje ose zgjatje kontrate deri në vitin 2025

The Athletic ka publikuar një pjesë të letrës së PSG-së dërguar Kylian Mbappe.

Në mesin e qershorit, Mbappe i dërgoi një letër drejtuesve të PSG duke thënë se ai nuk do të përdorte opsionin për të vazhduar kontratën deri në qershor 2025.

Më pas u bë e ditur se PSG-ja me “ton agresiv” iu përgjigj kësaj letre.

Sot, The Athletic ka publikuar një pjesë të letrës që drejtuesit e PSG-së i kanë dërguar sulmuesit.

“E vetmja rrugëdalje nga situata mund të jetë shitja ose vazhdimi i të luajturit për klubin deri më 30 qershor 2025, gjë që u vendos qartë mes nesh. Kështu u larguan të gjithë lojtarët e mëdhenj duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme dhe duke ndihmuar financiarisht klubin që ju ka ndihmuar që nga vitet e adoleshencës dhe ka mbështetur familjen tuaj”, thuhet në të.

Related posts

PENALLTIA E PRITUR DHE “MBUROJË” 90 MINUTA/ Ja si vlerësohet Etrit Berisha për paraqitjen kundër ekipit të Berlusconit

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Jashtëtokësori” dhe shifrat që bëjnë Napolin të dridhet

Delo.autor

GAFA E JAVËS/ “TËRBOHET” PORTIERI: Mundohet të driblojë dhe e katranos duke…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment