Futboll

Alves: “Kështu është Reali, i duhen vetëm 10 minuta…” (FOTO)

“Për të arritur sa më larg në Champions, duhet të luani perfekt 95 minuta ndaj Real Madridit”, thotë Alves.
Dani Alves mendon se eksperienca u kushtoi francezëve në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi fitoi 3-1. Los Blancos i shënuan dy gola pas minutës së 80’të.

Sipas mbrojtësit brazilian, kundër Real Madridit duhet të luash deri në minutën e fundit, pasi në të kundërtën vjen ndëshkimi, ashtu si në sfidën e parë.

“Në ndeshjen e parë, ndoshta na mungoi eksperienca. E kontrolluam ndeshjen, bëmë paraqitje të mirë, por kundër një ekipi të niveli të lartë (Real Madridi), ju kurrë nuk mund të relaksoheni. Luajtëm mirë për 80 minuta, por kishin mbetur edhe dhjetë më shumë dhe për të arritur sa më larg në këtë garë, duhet të luani perfekt 95 minuta”, deklaroi ALves.

“Ishim superior ndaj Realit në disa raste, por kundërshtari jeton për momente të tilla, i nevojiten vetëm 10 minuta në një ndeshje (për të ndryshuar gjithçka)”.

“Është ndeshje për t’u shijuar. Duke luajtur në këtë garë, kundër një rivali si Reali, është shumë e bukur, shumë motivuese”.

“Duhet të jemi të zgjuar dhe ta dimë se nuk mund të ndryshojmë gjithçka brenda 15 minutave, duhet të luajmë dhe të bëjmë përpjekje të bëjmë diçka më shumë përgjatë 90 minutave. Shpresoj të vazhdojmë në këtë garë”, shtoi mes tjerash Alves.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Uellsit: Mancini ka të drejtë, u thashë të…

Delo.autor

INTER NXJERR NË SHITJE ICARDIN/ Marotta synon dy yjet e La Ligas, ja emrat

Delo.autor

LOJTARI HABIT KUNDËRSHTARËT/ Shënon të njëjtin gol kundër të njëjtit ekip në të njëjtën minutë pas… 7 vitesh

Isa.Autor

Leave a Comment