Futboll Sport

“VLAHOVIC, DO T’I PRESIM TRE GISHTAT”/ Tifozët e PSG-së me banderolë para stadiumit, nuk e duan serbin

Aventura e mundshme e sulmuesit serb Dusan Vlahovic te skuadra e PSG nuk nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse mungon ende marrëveshja e zyrtarizimi për të sjellë sulmuesin në Paris, një pjesë e ultrasve të PSG nuk e kanë pritur mirë këtë transferim.

Në Francë po qarkullon një parrullë kërcënuese e postuar në rrjetet sociale, adresuar sulmuesit të Juventusit. “Vlahovic, në Paris do të t’i presim 3 gishtat”. Parrulla mbahet nga një grup tifozësh. Mediat mendojnë se kjo parrullë ka lidhje me bindjet politike të sulmuesit serb.

Në të shkuarën, ai ka nxjerrë 3 gishtat që tregojnë Serbinë e Madhe, një simbol i serbëve që nuk e njohin Kosovën e kufijtë e saj. Ky gjest duket se nuk u pëlqen tifozëve të PSG, atyre më të zjarrtë, që kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh të qartë sulmuesit ende pa firmosur kontratën.

Related posts

Milan bën “pazar” në Gjermani, ja cili është talenti i zgjedhur nga Mirabelli…

Q.Autor

MERR FORMË TRANSFERIMI I MUNDSHËM I DIBALËS/ Menaxheri i argjentinasit takohet me… Marotën

F.autor

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Barcelona refuzoi 70 milionë euro nga Arsenali për yllin e ekipit

F.autor

Leave a Comment