Futboll Sport

PROBLEME PËR SULMUESIN E FRANCËS/ Arrestohet nga policia bashkë me vëllain pas denoncimit për përdhunim

Telashe në horizont për Uisam Ben Jeder. Sulmuesi i Monakos dhe i Francës është arrestuar nga policia në Nicë, pasi ndaj tij është ngritur një akuzë për përdhunim nga dy të reja.

Mediat franceze bëjnë të ditur se autoritetet policore franceze, kanë ndaluar dhe shoqëruar në komisariat Ben Jeder dhe vëllain e tij 25-vjeçar, të cilët akuzohen se kanë përdhunuar dy të rejat në një festë të organizuar në fillimin e korrikut të këtij viti.

Futbollisti është lajmëruar se është nën hetim për këtë ngjarje, teksa është lënë të largohet me kusht, vetëm pasi ka paguar 900 mijë euro, teksa tani do të presë përfundimin e hetimeve në gjendje të lirë. E njëjta masë edhe për vëllain e tij, i cili gjithashtu ka dalë nga qelia.PanoramaSport

Related posts

Luhet ende Real Madrid-Juventus, të martën UEFA merr vendimin përfundimtar për Gianluigi Buffon

Sadik.Autor

Ëndrra që bëhet realitet, kolumbiani me një dorë shkruan historinë pas debutimit si profesionist (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Norvegji-Spanjë, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment