Futboll Kategoria Superiore Sport

PËSOI DËMTIM NË SFIDËN NDAJ EGNATIAS/ Mbarojnë vuajtjet, mbrojtësi i Partizanit rikthehet në stërvitje

Ndeshja ndaj Egnatias, e zhvilluar më datë 31 tetor për javën e shtatë të Superiores, ishte hera e fundit kur Damçevski zbriti në fushë me Partizanin në ndeshje zyrtare.

Mbrojtësi në atë sfidë pësoi një dëmtim në brinjë, që më pas u bë akoma më serioz për shkak se devijimi i brinjëve i shkaktoi një dëmtim në mushkëri dhe maqedonasit iu desh të paraqitej edhe një herë në sallën e operimit.

Për fat të mirë këtë herë gjithçka ka shkuar mirë dhe Damçevski ka nisur stërvitjen, çka do të thotë se është rikuperuar thuajse tërësisht.

29-vjeçari dje u stërvit me grupin gjatë gjithë kohës dhe u duk në gjendje shumë të mirë fizike, madje nuk mungoi as spektakli me topin në këmbë, siç shihet në videon e publikuar nga klubi në “YouTube”.

Rikthimi i shtatlartit vjen si një afrim i janarit për Partizanin.

Related posts

MBROJTJE E FRIKSHME/ Real Madrid arrin një rekord historik në La Liga!

Delo.autor

Allardyce nuk bind, Everton kërkon trajnerin e Shakhtar!

Q.Autor

Ja uniforma e re e Interit me rastin e 20-vjetorit të bashkëpunimit me Nike

Sadik.Autor

Leave a Comment