Futboll

Douglas Costa vrapon me 34.3 km/h, por dikush tjetër te Juventus është edhe më i shpejtë!!!

Douglas Costa është gjithnjë e më shumë protagonist te Juventus. Një shpejtësi për gjobë është ajo e arritur nga sulmuesi i majtë brazilian, pak javë më parë kundër Torino në Derby della Mole, të paktën në rrugë të ndryshme në qendër të Torinos, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 30 kilometra në orë. Futbollisti në fjalë ka prekur shpejtësinë 34.38 km/h në ndeshjen derbi, një e dhënë e marrë nga Liga Italiane e Futbollit.

Image result for andrea barzagli

Një “tejkalim shpejtësie” që me siguri bën të lumtur tifozët e Juventus që kanë parë shpesh herë të arrihet fitorja në disa ndeshje, pikërisht në saj të shpërthimeve të Costa. Edhe pse e ndan me Cuadrado vendin e parë me pesë ndeshje si futbollisti më i shpejtë në fushën e lojës, nuk është braziliani ai që ka vendosur rekordin e shpejtësisë në këtë sezon. Pikun e shpejtësisë, të paktën deri tani e ka arritur Andrea Barzagli, teksa njëri prej spinteve të tij në ndeshjen kundër Romës regjistroi 34,52 km/h.

Related posts

LIVE/ Partizani-Skënderbeu, Zhbllokohet sfida në “Selman Stërmasi”, Belica shënon me… shpatull

Delo.autor

PSG, ofertë rinovimi për Rabiot: Përgjigja brenda javës

Sadik.Autor

Goditi arbitrin, Simeone rrezikon të humbasë finalen e “Europa League”

Sadik.Autor

Leave a Comment