Futboll

PREMIER LEAGUE/ Shpërthen Mourinho: United, një klub që nuk ka traditë

Jose Mourinho ka justifikuar eliminimin e skuadrës së tij në 1/8-at e Champions League duke thënë se Manchester United “nuk ka traditë në futbollin europian”. “Djajtë e Kuq” janë eliminuar nga Sevilla, që ka fituar 2-1 në “Old Trafford” të martën e kaluar.

Skuadra e portugezit pritej të kualifikohej në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, por ish-trajneri i Chelsea-it, Real-it dhe Inter-it e ka justifikuar eliminimin befasues me historinë e viteve të fundit të klubit në Europë.

“Është një gjë që quhet traditë”, ka thënë ai në konferencë për shtyp. “Që nga finalja e 2011-ës, United është eliminuar në fazën me grupe në 2012-ën. Ishte një grup i ngjashëm me atë të këtij viti. Në 2013-ën është eliminuar në Old Trafford, në 1/8-at. Unë drejtoja ekipin tjetër”.

“Në 2014-ën është eliminuar në çerekfinale. Në 2015-ën nuk ka luajtur në Europë. Në 2016-ën është kthyer në Champions dhe është eliminuar në fazën me grupe dhe më pas ka ardhur eliminimi në Europa League”.

“Në 2017-ën kemi luajtur në Europa League, kemi fituar dhe jemi kthyer në Champions League. Në 2018-ën kemi fituar grupin me 15 pikë dhe jemi eliminuar në shtëpi, në 1/8-at. Shtatë vite, katër trajnerë të ndryshëm, një sezon jashtë Europës. Arritja më e mirë ka qenë çerekfinalja. Kjo është tradita e klubit”.

Related posts

MIQËSORE/ Tërbuni mposht me përmbysje Kastriotin

Delo.autor

LIGA E KAMPIONËVE/ Barcelona përballet me Bayern Munich për herë të parë që nga humbja turpëruese 8:2

Delo.autor

Tensione në Barcelonë: Detaje të diskutimit të fortë mes Messit dhe Valverdes pas eliminimit nga Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment